Rritet niveli i sigurisë në Prishtinë

Prishtina

Rritet niveli i sigurisë në Prishtinë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

​Komuna e Prishtinës, përmes një komunikate për media, thotë se krahas gatishmërisë për ofrimin e ndihmës për bashkëkombësit tanë në Shqipëri, ka aktivizuar edhe ekipet e veta emergjente për monitorim të gjendjes në kryeqytet.

Sipas tyre, ekipet përkatëse të shërbimeve publike dhe ato kujdestare të Inspekcionit janë në gjendje gatishmërie në rast të ndonjë emergjence.

“Komuna ka kërkuar nga zjarrfikësit, kompanitë komunale dhe rajonale, si dhe ato të kontraktuara, të mirëmbajtjes së rrugëve, që me të gjitha kapacitetet njerëzore dhe makineritë e tyre të jenë të gatshme për ndihmë në rast nevoje”, thuhet në komunikatë.

Sipas Komunës së Prishtinës, këto masa po ndërmerren me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë dhe shpejtësisë së reagimit, në rast se ballafaqohemi me situata të emergjente. 

“Kërkojmë nga qytetarët që ta ruajnë qetësinë. Komuna e ka aktiv sistemin e alarmimit publik, dhe ai do përdoret në rast nevoje”, vijon komunikata.

Në fund, Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllime të sinqerta për të afërmit e atyre që humbën jetën, si dhe për popullin e Shqipërisë dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat