Mbi 134 mijë euro fitoj Komuna e Prishtinës nga gjobat e shqiptuara

Prishtina

Mbi 134 mijë euro fitoj Komuna e Prishtinës nga gjobat e shqiptuara

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 14:24
Ilustrim

134,026.31 euro ka qenë të hyra në Komunën e Prishtinës nga 770 gjeba që janë paguar deri në fund të nëntorit.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inpekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

Ai ka thënë se parashikimi i të hyrave nga ky sektor për buxhetin e këtij viti, është tejkaluar 34%.

“Gjoba nuk është qëllim në vete, por mjet për të ndikuar në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve që të punojnë sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi. Qindra të tilla janë shqiptuar sivjet nga Drejtoria e Inspekcionit, sipas rasteve që janë hasur në terren”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat