Tre vëllezërit nga Prishtina dëbohen nga pronari i banesës, sonte natën do ta kalojnë në rrugë

Prishtina

Tre vëllezërit nga Prishtina dëbohen nga pronari i banesës, sonte natën do ta kalojnë në rrugë

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 20:27
Fitim Pireva

Shkëlzen, Fitim dhe Valdet Pireva, gjatë ditës së sotme u detyruan që ta lëshojnë banesën e tyre në të cilën ishin me qera, si shkak që nuk i kishin paguar detyrimet e tyre ndaj pronarit të banesës.

3 vëllezërit nga Prishtina, të cilët kishin banuar në lagjen Kolovicë e re në Prishtinë, tani më nuk kanë ku të shkojnë, ata natën e sontshme do ta kalojnë në rrugë.

3 vëllezërit Pireva, më parë kishin jetuar në kushte të vështira sociale, ata nuk kishin pasur mundësi ta paguajnë qiranë e fundit, andaj edhe u dëbuan nga pronari i banesës.

“Po na kemi mbetë jashtë, ne kemi banuar në banesë, por pronari na ka dëbuar pasi jemi në kushte të vështira dhe nuk kemi pasur mundësi që ta paguajmë, sonte natën do ta kalojmë në rrugë, ne kemi me vete edhe vllaun 6 vjeq, Valdetin dhe nuk e dijmë se çka do të bëjmë, po presim pasi nuk kemi asnjë familjarë dhe askënd të na ndihmojë”, tha Pireva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat