Çiklistët prishtinas me aktivitet simbolik për sigurinë e tyre

Prishtina

Çiklistët prishtinas me aktivitet simbolik për sigurinë e tyre

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 07:40
Ilustrim

Grupi i çiklistëve nga Prishtina do të organizojnë një aktivitet simbolik para objektit të komunës së Prishtinës për të shprehur pakënaqësinë për kushtet dhe sigurinë e çiklistëve në trafik.

Çiklistët gjithashtu janë të shqetësuar për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit, e cila një ndër shkaqet e ndotjes konsiderohet dominimi i mjeteve motorike në trafik.

Prandaj gjatë këtij aktiviteti do të kërkohet nga institucionet shtetërore të punojnë më seriozisht drejt përmirësimit të infrastrukturës për çiklistë, të promovojnë mënyrat e qëndrueshme të mobilitetit dhe të prioritizojnë çiklistët dhe këmbësorët, me synim që të kemi një mjedis më të jetueshëm në aspektin mjedisor, social dhe ekonomik.

Tubim i çiklistëve do të mbahet pranë objektit të komunës së vjetër, ndërsa aktiviteti do të jetë paqësor.

Çiklistët do të vendosin biçikletat dhe helmetat në tokë dhe do të qëndrojnë në heshtje për ca kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat