Komuna e Prishtinës votoi sot rregulloren e çmimit të parkingjeve

Prishtina

Komuna e Prishtinës votoi sot rregulloren e çmimit të parkingjeve

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës është votuar rregullorja e çmimeve për vendparkingje.

Vendparkingjet janë ndarë në tre zona si dhe janë vendosur çmimet për orë.

Zona 1: 1 euro për 2 orë.
Zona 2: 50 cent tre orë; dhe
Zona 3: 30 cent 3 orë.

Faza testuese do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2020 dhe do të zgjasë për gjashtë muaj dhe do të jetë funksional nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 00:00.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, ka theksuar se me vendimin e marrë sot synojnë që ta zvogëlojnë qarkullimin qendrës së qytetit, duke kërkuar që prioritet të jetë qarkullimi me transportin publik apo me biçikleta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat