Ky është orari i linjave të autobusëve urban në natën e dytë festive

Prishtina

Ky është orari i linjave të autobusëve urban në natën e dytë festive

Më: 1 janar 2020 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Trafiku Urban ka njoftuar se për shkak të atmosferës festive, dhe organizimeve në kuadër të “Prite N’Shesh”, edhe sonte për natën e dytë të Vitit të Ri, autobusët e kësaj kompanie do të operojnë me orar të zgjatur.

Tre linjat: 1,3 dhe 4, do të qarkullojnë prej orës 22:00 deri në ora 01:00.

Qarkullimi më i shpeshtë i autobusëve çdo 15 minuta do të bëhet deri në orën 24:00 ndërsa më pas deri në orën 01:00 autobusët e tri linjave kryesore të qytetit do të shfaqen nëpër pritore çdo 20 minuta, njofton Trafiku Urban .

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat