Komuna e Prishtinës shpërndan shujta për fëmijët e Handikos

Prishtina

Komuna e Prishtinës shpërndan shujta për fëmijët e Handikos

Më: 2 janar 2020 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të shpërndajë shujta për fëmijët me nevoja të veçanta. Këtyre fëmijëve do t’u ofrohet ushqim nga Kuzhina Qendrore

Përmes një postimi në web faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës, është bërë e ditur se do të sigurohen rreth 150 shujta në javë.

“Fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët janë në qëndrim ditor në Handikos, tash e tutje do ta kenë një shujtë të ngrohtë në ditë të përgatitur nga Kuzhina Qendrore e Komunës së Prishtinës. Komuna do të sigurojë rreth 150 shujta të tilla në javë, kurse Handikos do të kujdeset për transportin e ushqimit nga Kuzhina Qendrore deri në objektin e tyre”, thuhet në njoftim/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat