Biblioteka ”Hivzi Sylejmani” pasurohet me 1 mijë e 426 tituj librash

Prishtina

Biblioteka ”Hivzi Sylejmani” pasurohet me 1 mijë e 426 tituj librash

Më: 4 janar 2020 Në ora: 18:34
Foto

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Bibliotekës Komunale ”Hivzi Sylejmani” i janë shtuan edhe 1426 tituj të ndryshëm, të cilat prej kohe ishin të kërkuar nga lexuesit e këtij institucioni.

Postimi i Ahmetit në Facebook:

Bibliotekës Komunale ”Hivzi Sylejmani” i u shtuan edhe 1426 tituj të ndryshëm të cilat prej kohe ishin të kërkuara nga lexuesit e këtij institucioni. 

Në listën e shfrytëzuesëve të rregullt përpos qytetarëve ka edhe një numër te madh studentësh, kërkesat e të cilëve janë mirëpritur nga menaxhmenti i Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”.

Prej literaturës angleze dhe asaj franceze e deri tek përrallat për më të vegjëlit, tirazhi për Bibliotekën ”Hivzi Sylejmani” po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat