Kamarieri në Prishtinë del nga puna dhe i jep dorezat një lypsari - Bota Sot
Kamarieri në Prishtinë del nga puna dhe i jep dorezat një lypsari

Prishtina

Kamarieri në Prishtinë del nga puna dhe i jep dorezat një lypsari

Më: 9 janar 2020 Në ora: 12:12
Fotoja e publikuar

Më e pakta që mund të bëjmë ne njerëzit është të jemi human.

Por sigurisht se shpesh herë harrojmë edhe këtë gjë, pasi gjithsecili merremi vetëm me interesat personale.

Një kamarier në Prishtinë nuk harroi që të jesh njerëzor është gjë shumë e bukur, kësisoj mori dorëzat e tij dhe i dhuroi një njeriu tjetër.

Image
Fotoja e publikuar

Plaku që po kërkonte lëmoshë qëndronte jashtë kafiterisë ku punon i riu dhe ky menjëherë doli e i dha dorezat, të ciat sigurisht do t’i ndihmonin të kishte ngrohtësi.

Padyshim se ky gjest duhet vlerësuar nga të gjithë, të shërbej si shembull se me gjëra të vogla mund të bëjmë diçka që i shërben për të mirë dikujt tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat