Pas ngulfatjes se qytetit, biznesmenët e ndërtimeve ia mësyejnë Liqenit të Badovcit

Prishtina

Pas ngulfatjes se qytetit, biznesmenët e ndërtimeve ia mësyejnë Liqenit të Badovcit

Më: 11 janar 2020 Në ora: 12:45
Ilustrim

Kompania e ndërtimit, e cila ka disa rrokaqiej në Prishtinë “KAWA Group” dhe kompania “4M Group” kanë planifikuar që të ndërtojnë një lagje me shtëpi buzë Liqenit të Badocit.Toka është në emrin e Rahman Haradinit, i cili është pronar i kompanisë “Lakeside Gardens”.

Zona në të cilën po pretendohet të ndërkohen shtëpitë, është zonë e mbrojtur dhe sipas dokumentacioneve në fuqi bënë pjesë në zonën e parë të liqenit, ku ndalohet edhe ecja me këmbë nga qytetarët.

Kryeshefi ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina, Ilir Abdullahu ka thënë se nuk është në dijeni për një projekt të tillë.

“Sipas atij projekti, ndërtimi po ndodhka në zonën e parë, gjë që është e ndaluar rreptësisht. Ajo pjesë është e paraparë që të jetë e rrethuar që as njerëzit të mos futen. Tek ne nuk ka akoma ndonjë kërkesë për pëlqim për ndonjë ndërtim të tillë. Por, po e them, nëse është paraparë ndërtimi në zonën e parë, atëherë Ministria e Ambientit duhet të marrë masa të menjëhershëm që ta parandalojë një gjë të tillë. Ajo lagje do e ndotë krejt liqenin, nëse ndërtohet. Mos të harrojmë se çka do që të ndërtohet në Prishtinë, furnizimi me ujë do të jenë shumë i vështirë, ngase viteve të fundit kanë ndodhur bum ndërtimesh e kapacitetet e ujit janë zvogëluar. Aktualisht, Badovci është minus 10 metra”, tha Abdullahu.

Shoqëria civile po e kundërshton rreptësisht një ide të tillë.

Në rrjetin social Facebook është krijuar edhe një grup i quajtur “Grupi për mbrojtën e Liqenit të Badovcit”, ku për një kohë të shkurtër ka mbledhur shumë kundërshtar të ndërtimit buzë liqenit.

Në emër të këtij grupi, Ardian Ndrecaj ka thënë për se janë një grup që po e kundërshtojnë ndërtimin në atë zonë, pasi sipas tij, më shumë se gjysma e qytetarëve të Prishtinës marrin ujin e pijes nga aty.

“Ne jemi një grup i qytetarëve që jemi tejmase të brengosur me planet për ndërtime në bregun e liqenit te Badocit, nga ku më shumë se gjysma e qytetarëve të Prishtinës marrin ujin e pijes. Pra, me këtë projekt po iu rrezikohet e drejta e njerëzve për ujë të pijshëm. Sipas disa burimeve, investitorët po thonë se ne do të mbrojmë liqenin, pra sipas çfarë logjike mbrohet një liqe duke ndërtuar dhe futur beton në brigjet e tij? Prishtina nuk ka nevojë për më shumë hapësira me beton, por hapësira të gjelbruara. Ne nuk do të lejojmë ndërtime të tilla fshehtazi nga publiku, krijimi i këtij grupi është vetëm hapi i parë në organizimin qytetar, hapat tjerë do të pasojnë”, tha Ndrecaj.

Projekti është prezantuar edhe në ueb-faqen e kompanisë “KAWA”.

“Pas zyrtarizimit të dokumentacionit, sot u zyrtarizua edhe marrëveshja trepalëshe, për realizimin e projektit ndërtimor të lagjes pranë Liqenit të Badovcit, “Lakeside Gardens”. Ky projekt vjen si bashkëpunim mes KAËA dhe 4M Group, për të ndërtuar deri në ideale atë që është në letër. Faleminderit gjithashtu pronarit të tokës, Rrahman Haradini, që pronën e tij na besoi neve. Lakeside Gardens do të jetë krenaria e ndërtimit dhe planifikimin për lagje!”, thuhet në një postim që e ka bërë në faqen e saj kompania “KAWA Group”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat