Kompania e Mbeturinave “Pastrimi” furnizohet me këpuca dimrore, ja sa para u kushtoi tenderi - Bota Sot
Kompania e Mbeturinave “Pastrimi” furnizohet me këpuca dimrore, ja sa para u kushtoi tenderi

Prishtina

Kompania e Mbeturinave “Pastrimi” furnizohet me këpuca dimrore, ja sa para u kushtoi tenderi

Më: 16 janar 2020 Në ora: 06:54
Foto ilustrim

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, në fillim të këtij muaji ka arritur të finalizojë kontratën më të re për këtë vit.

Këtë herë, kjo kompani do të bëjë furnizim me këpucë dimrore për punëorët.

Fillimisht, vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 12.500,00 euro.

Në kontratën e publikuar nga prokurimi bëhet e ditur vlera e përgjithshme e kontratës së finalizuar kap shifren 7.450,00 euro.

Tutje, bëhet me dije se tenderi përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 11.150,00 euro.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik IGMAS & LOGO SH.P.K.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat