Hoxha: S’ka bazë ligjore për ndërtimet në Badovc - Bota Sot
Hoxha: S’ka bazë ligjore për ndërtimet në Badovc

Prishtina

Hoxha: S’ka bazë ligjore për ndërtimet në Badovc

Më: 23 janar 2020 Në ora: 12:07
Konferenca

Deputetja e PDK-së deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, dhe asambleisiti i komunës së Prishtinës, Leutrim Ratkoceri janë shprehur se nuk ka bazë ligjore për ndërtime te liqeni i Badocit.

“Institucionet shumë herë për shkak të dinamikës nuk arrin të përcjellin vendimet gjyqësore. Dua të sqaroj që nuk jemi kundër zhvillimit, por kjo nuk duhet të bëhet duke mbytur një resorst publik siç është liqeni i Badovcit. Liqeni i Badovcit është liqen i cili e furnizon një pjesë të Prishtinës me ujë, është shpallur si resurs natyrorë. Korniza ligjore që lidhet me mundësitë e zhvillimit hapësinorë në komunën e Prishtinës, planin zhvillimor komunal e adreson liqenin e Badocit dhe Gërminë si park regjional”, ka thënë Hoxha.

Ajo tha se përmes këtij plani përcaktohet edhe kufiri urban.

“Përmes këtij plani përcaktohet edhe kufiri urban dhe zona në fjalë që janë dhënë kushtet e ndërtimit dhe është zonë jashtë kufirit urban, nuk është e paraparë për ndërtim, pavarësisht ligjit të ri për planifikim hapësionorë, zona në fjalë nuk është përfshirë. Pyetja shkon për komunën e Prishtinës se në çfarë plani është bazuar komuna për dhënien për pëlqim hapësinorë”, tha ajo.

Hoxha i bëri thirrje komunës së Prishtinës dhe MMPH-së që të paraqesin dokumentet që posedojnë.

“I bëj thirrje komunës dhe MMPH-së që të dalin me dokumentet që i posedojnë pasi ka diskrepancë me prononcimet që i thonë”.

Hoxha ka thënë se është në interes që të gjitha palët të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë.

“Kushtet ndërtimor nuk i lëshon ministria dhe nuk ka bazë as ligjore as komuna me dhënë leje për kushte ndërtimore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat