Vetëvendosje në Prishtinë kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit - Bota Sot
Vetëvendosje në Prishtinë kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit

Prishtina

Vetëvendosje në Prishtinë kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit

Më: 23 janar 2020 Në ora: 19:04
Shpend Ahmeti

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prishtinë, ka kohë që po kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit, pasi siç e konsiderojnë ata, i ka vjedhur votat e LVV-së.

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Eman Rrahmani përmes një postimi në Facebook beson se Ahmeti nuk duhet të qëndroj as edhe një minutë si Kryetar i Prishtinës.

Rrahmani në postimin e tij ia ka përmendur Ahmetit se si i kanë tepruar mbi 31 milionë euro , para të destinuara për investime kapitale.

Postimi i plotë:

31 milion e 833 mijë euro i kanë tepruar Shpend Ahmetit. Këto mjete të destinuara për investime Kapitale nuk janë investuar në Komunën e Prishtinës.

Prej tyre:

-29 milion e 512 mijë do të bartën për vitin 2020 nëse nuk kanë qenë grant qeveritar dhe,

-2 milion e 321 mijë janë paguar borxhe punëtorëve të tullëtores.

Kryetari as edhe një minut nuk duhet të qëndroj aty. Dorëheqja nuk mjafton duhet edhe llogaridhënie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat