Nga mos kujdesi i Komunës, rrezikohet jeta e qytetarëve në Lagjen Ulpiana

Prishtina

Nga mos kujdesi i Komunës, rrezikohet jeta e qytetarëve në Lagjen Ulpiana

Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 20:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pranë parkut të Ulpianës në Prishtinë, ndodhet një parking, një pjesë e të cilit është i pambrojtur dhe ka një lartësi mbi dy metra, ku rrezikohet jeta e qytetarëve.

Kur dihet se në këtë pjesë shëtisin dhe luajnë shumë fëmijë të kësaj lagjeje, mos vendosja e mbrojtëseve në këtë pjesë, rrezikon jetën e fëmijëve, të cilët mund të bien, duke u rrezikuar seriozisht jeta e tyre.

Banorët thonë se kjo hapësirë ka qenë pa mbrojtëse çdoherë dhe kritikojnë Komunën e Prishtinës që nuk ka ndërmarr asnjë veprim për ta bërë këtë pjesë të Ulpianës të sigurt.

Ata thonë se nga frika se fëmijët e tyre mund të pësojnë më të keqen, nuk guxojnë t’i lënë vetëm në park asnjëherë.

Ashtu siç shihet në foto, lartësia është e madhe, mbi dy metra dhe mundësia që të rrëshqitet nga pjesa e lartë është shumë e madhe, pasi veç mungesës së mbrojtëseve, aty nuk ka asnjë shenj që paralajmëron rrezik.

E rreziku i madh është gjatë kohës së mbrëmjes, pasi që kjo pjesë nuk mund të vërehet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat