Shpend Ahmeti reagon pas rastit ku edukatorja e rreh një fëmijë në çerdhe

Prishtina

Shpend Ahmeti reagon pas rastit ku edukatorja e rreh një fëmijë në çerdhe

Nga: G.B Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 17:33
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas rastit të publikuar në media, ku një edukatore e rreh një fëmijë në kopsht.

Përmes një postimi ën llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se se Komuna e Prishtinës NUK licencon dhe NUK monitoron çerdhet private, por ato licencohen dhe monitorohen nga Ministria e Arsimit, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Sqarim:

Pas pyetjeve të disa gazetarëve në lidhje me një incident në një çerdhe private në Prishtinë, informojmë publikun dhe mediat se Komuna e Prishtinës NUK licencon dhe NUK monitoron çerdhet private.

Çerdhet licencohen dhe monitorohen nga Ministria e Arsimit. Po ashtu, bizneset regjistrohen në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

P.S. Licencimin e monitorimin e kemi kërkuar shumë herë ai kompetencë nga niveli qendror, por që nuk kemi marr përgjigje pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat