Për dy javë inspekcioni gjobiti 40 taksi ilegal në Prishtinë, paralajmëron aksione të përditshme

Prishtina

Për dy javë inspekcioni gjobiti 40 taksi ilegal në Prishtinë, paralajmëron aksione të përditshme

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 10:35
Policia e Kosovës

Aksione të shumta janë duke u organizuar kohëve të fundit për transportin ilegal të udhëtarëve/mallrave, nga Inspekcioni i Prishtinës.

Përveq gjobës që u shqiptohet veturave të tillë, Inpekcioni po ua konfiskon targat ose automjetin

Drejtori i Inspekcionit, në komunën e Prishtinës, për mediat vendore, ka bërë të ditur se në dy javët e fundit janë gjobitur 40 vetura/kombi.

Madje, këto automjete që operonin si taksi ilegal edhe janë përjashtuar nga komunikacioni.

“Si rrjedhojë, vetëm në 2 javët e fundit janë gjobitur dhe janë përjashtuar nga komunikacioni 40 vetura (ose kombi). Gjoba është fikse në vlerë prej 100 eurosh, kurse me përjashtim nga komunikacioni nënkuptojmë konfiskimin e targave ose te mjetit”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se me ndihmën e Policisë së trafikut po ndikojnë në rritjen e sigurisë në transport brenda Kryeqytetit.

“Aksione të tilla jemi duke organizuar në vazhdimësi edhe me policët sekondar ëe ndihmojnë inspekcionin, por edhe me policinë e trafikut. Deri tash, bashkëpunimi është shumë i mirë dhe i suksesshëm në terren”, shtoi ai.

Drejtori i Inspekcionit paralajmëroi se aksione të tilla do të ketë çdo ditë, për shkak të sigurisë së transportit.

“Do të vazhdojmë njësoj, thuajse  çdo dite  ashtu që të ketë rregull në transportin e udhëtareve dhe mallrave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat