Në Prishtinë sot është rrënuar një objekt në rrugën “Vëllezërit Domaneku”, i cili ishte i vjetër.
Kjo gërmadhë paraqiste rrezik për banorët e kësaj rruge.
Inspekcioni sot ka bërë rrëxnimin e tij dhe e ka pastruar hëpsirën.
Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Ky objekt-gërmadhë në rrugën “Vëllezërit Domaneku” mund të shembej vet, dhe paraqiste rrezik për banorët, sidomos për fëmijët e lagjes.
Pas konstatimit të rrezikshmërisë nga Shërbimet Publike, Inspekcioni u kujdes që sot të bëhet rrënimi i kontrolluar dhe të pastrohet hapësira”, ka thënë ai.