Hapet ekspozita me fotografi të personaliteteve që ndikuan për Pavarësia e Kosovës - Bota Sot
Hapet ekspozita me fotografi të personaliteteve që ndikuan për Pavarësia e Kosovës

Prishtina

Hapet ekspozita me fotografi të personaliteteve që ndikuan për Pavarësia e Kosovës

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 11:15
Ekspozita

Për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkorganizim me drejtorinë për arsim të komunës së Fushë Kosovës dhe gjimnazit "Hivzi Sulejmani", të kësaj komune, kanë organizuar një numër aktivitetesh, pran shtatores së ish-presidentit Amerikan, Bill Clinton në Prishtinë.

Image
Ekspozita

Përgaditjet filluan në orët e hershme të mëngjesit me larjen e platos të sheshit “Bill Clinton”, nga zjarrëfikësit, duke vazhduar me vendosjen e flamujve, korin e grave “Negjmije Pagarusha”, hapejen e ekspozitës me fotografi me disa nga personalitetet që ndikuan që të arrihet Pavarësia e Kosovës, dhe aktivitete të tjera që do vazhdojnë në pjesën tjetër të ditës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat