Me flamuj dhe valle, ja si festohet 12-vjetori i pavarësisë në Prishtinë - Bota Sot
Me flamuj dhe valle, ja si festohet 12-vjetori i pavarësisë në Prishtinë

Prishtina

Me flamuj dhe valle, ja si festohet 12-vjetori i pavarësisë në Prishtinë

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 15:38
Foto

Kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët zgjodhën sheshet e Prishtinës për të festuar 12-vjetorin e pavarësisë.

Ndryshe nga 12 vite më parë, kur temperaturat shënonin deri në -16 gradë celsius, sot rrezet e diellit mundësuan që qytetarët të shijojnë më shumë këtë ditë.

Flamuj shtetëror të Kosovës, kombëtar, njerëz me veshje kombëtare, me plisa si dhe duke kërcyer nën ritmin e daulleve janë vënë re në sheshin e kryeqytetit.

Edhe te Newborn atmosfera ka qenë tejet festive me qytetarë që kishin vërshuar rrugëve për të parë edhe pamjen e re që mori ky obelisk.

Në sheshin e Prishtinës sonte prej orës 20:00 do të mbahet edhe një koncert i organizuar nga Komuna e Prishtinës.
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat