Fasada me gurë e Fakultetit të Arteve mbulohet me stiropor - Bota Sot
Fasada me gurë e Fakultetit të Arteve mbulohet me stiropor

Prishtina

Fasada me gurë e Fakultetit të Arteve mbulohet me stiropor

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 10:16
Fakulteti i Arteve

Në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë filluar disa punime në fasadën e tij.

Pjesa e poshtme e objektit e cila ka qenë me gurë , është duke u mbuluar me stiropor.

Ky veprim ka ngjallur reagim tek qytetarët të cilët e cilësojnë si veprim të shëmtuar, duke ia humbë origjinalitetin e objektit e me këtë edhe historinë e tij.

Ndryshe, veprim i ngjashëm është bërë edhe në Fakultetin Teknik, ku objekti është mbuluar nga materiali i njëjtë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat