60 lypsarë rrugëve të Prishtinës, 20 prej tyre nga Shqipëria

Prishtina

60 lypsarë rrugëve të Prishtinës, 20 prej tyre nga Shqipëria

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 15:14
Ilustrim

Dukuria e kërkimit të lëmoshës nëpër rrugët e kryeqytetit po vazhdon dhe çdo ditë po ballafaqohemi me burra e gra, por edhe fëmijë, të cilët dalin në rrugë, sheshe e kafene, me lutjet, për t’u dhënë ndonjë cent.

Ndërkohë, vetëm në Prishtinë janë rreth 60 lypsar, e në mesin e tyre nuk mungojë as ata nga Shqipëria. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Policia e Kosovës në Prishtinë.

Por, një rast i një lypsari që ngjalli reagime të shumta ditët e fundit në Prishtinë, i cili madje rezultoi edhe me protesta, ishte ai kur avokati i njohur Tomë Gashi, u xhirua teksa shqelmonte paratë dhe abuzoi  verbalisht me një person i cili po kërkonte lëmoshë në sheshin “Nënë Tereza”.

Vet Gashi kishte reaguar duke thënë se ishte provokuar dhe se lypsarët ne shesh kanë “shefa me mercedesa” duke nënkuptuar se qëndron një grup i organizuar mbrapa tyre.

Për këtë veprim të avokatit Gashi pati reagime të shumta në vend, madje në Prishtinë u thirr një protestë nga Youth Initiative for Human Rights Kosovo.

Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR KS tha se dënon fuqishëm sjelljen abuzive të avokatit Tomë Gashi dhe gjithmonë do të vazhdojë të kundërshtojë akte të tilla të dhunës.

Qytetarë të shumtë protestuan para zyrës së avokatit Tomë Gashi me moton “Ti a po na mbron, a po na shkelë” si dhe “Shkelmo privilegjin, jo të pambrojturin”.

Ndërkohë,Policia e Kosovës në Prishtinë, ka thënë se lëmoshkërkuesit kryesisht vijnë nga Kosova dhe nga Shqipëria.

Ata thonë se vetëm gjatë kësaj periudhe të viti 2020, kanë identifikuar rreth 60 lëmoshkërkues, ku 20 prej tyre rezultojnë të jenë nga Shqipëria.

Kujtojmë se nuk është e panjohur se prapa disa lypsarëve ekziston dikush që i monitoron ata se nga të shkojnë e çfarë të bëjnë dhe mbledh fitimin e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat