Bajqinovci tregon se po rregullohet problemi i disa banorëve të Prishtinës, për të cilin raportoi ditë më parë

Prishtina

Bajqinovci tregon se po rregullohet problemi i disa banorëve të Prishtinës, për të cilin raportoi ditë më parë

Më: 7 mars 2020 Në ora: 13:51
Prishjet në Prishtinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ditë më parë, përmes publikimit në rrjete sociale, raportoi për një problem që i kishte shqetësuar banorët në Rrugën “Bashkim Fehmiu”, në kryeqytet.

Bajqinovci, gjatë ditës së sotme, ka bërë të ditur se problemi me daljen e ujërave të zeza, në këtë lagje, ka filluar që të rregullohet, pas reagimeve të shumta.

“Pas reagimeve të shumta lidhur me prishjet që kishin shkaktuar daljen e ujërave të zeza në Rrugën Bashkim Fehmiu ku këto ujëra kishin depërtuar edhe në bodrumet e ndërtesave, sot K.U.R Prishtina dhe vet drejtori i kësaj kompanie, kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë filluar të merren masat për sanimin e këtyre dëmeve. Shembull i mirë i përgjegjësisë publike”, ka shkruar Bajqinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat