Prej sot, kjo rrugë në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Prishtina

Prej sot, kjo rrugë në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Më: 10 mars 2020 Në ora: 07:53
Prishtina

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se për shkak të punimeve, rruga ‘Perandori Justinian’ nga kryqëzimi me rrugën ‘Nazmi Mustafa’, do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave për një muaj

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka bërë thirrje që të shfrytëzohen rrugët tjera për qarkullim në këtë pjesë.

“Gjatë kësaj kohe, ju lutemi të shfrytëzoni rrugët tjera për qarkullim në këtë pjesë”, shkruan Ahmeti.

Postimi i plotë:

Për shkak të punimeve në terren që nga nesër, 10 Mars, rruga “Perandori Justinian” nga kryqëzimi me rrugën “Nazmi Mustafa” do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave për 30 ditë. 

Gjatë kësaj kohe, ju lutemi të shfrytëzoni rrugët tjera për qarkullim në këtë pjesë.

Ju falenderojmë paraprakisht për mirëkuptimin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat