Komuna e Prishtinës sot merr masat e para parandaluese për COVID 19

Prishtina

Komuna e Prishtinës sot merr masat e para parandaluese për COVID 19

Më: 11 mars 2020 Në ora: 07:42
Foto ilustrim

Prej sot Komuna e Prishtinës do të fillojë masat e para parandaluese për COVID 19.

Për shkak të rrezikut më të lartë nga virusi për të moshuarit, sot do të mbyllen përkohësisht Qendrat Sociale për të Moshuarit në kryeqytet.

Po ashtu, është njoftuar se do të bëhet dezinfektimi i të gjithë autobusëve të Trafikut Urban.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se së bashku me ekipet punuese gjatë këtyre ditëve do të shqyrtojmë edhe aplikimin e masave të tjera parandaluese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat