KRU Prishtina: Lëreni ujin të rrjedhë deri në pastërtinë e tij - Bota Sot
KRU Prishtina: Lëreni ujin të rrjedhë deri në pastërtinë e tij

Prishtina

KRU Prishtina: Lëreni ujin të rrjedhë deri në pastërtinë e tij

Më: 14 mars 2020 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

Zyrtarët nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, bëjnë apel tek qytetarët që ta lënë ujin të rrjedhë mirë nga rubinetet deri sa të pastrohet.

Kjo pasi sot gjatë ditës disa qytetarë të pandërgjegjshëm në Hajvali të Prishtinës kanë bërë kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit dhe pas ndërprerjes së ujit dhe ri-kyçjes, qytetarët u ankuan për papastërtinë e ujit që dilte nga rubinetet e shtëpive të tyre.

Zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku, bën me dije se kjo nuk paraqet asnjë rrezik për qytetarët, meqenëse sipas saj është veç rëra që është futur në gyp për shkak të prishjes dhe deri sa të zbrazet rekomandojnë që ta lënë ujin të rrjedhë deri në pastërtinë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat