Pamje të frikshme të Prishtinës pas panikut që ka kapluar qytetarët - Bota Sot
Pamje të frikshme të Prishtinës pas panikut që ka kapluar qytetarët

Prishtina

Pamje të frikshme të Prishtinës pas panikut që ka kapluar qytetarët

Më: 15 mars 2020 Në ora: 18:47
Foto nga Prishtina

Deri më tani, në Kosovë janë konfirmuar pesë raste me virusin Covid-19. Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Deri më tani, janë mbyllur shkollat, të gjitha kafiteritë, restorantet, e dyqanet të cilat frekuentohen në masë të madhe nga qytetarët,.

Qytetarët e vendit duket se po e respektojnë vendimin e qeverisë që të qëndrojnë në shtëpi, për t’u mbrojtur nga virusi Covid-19, i cili deri më tani, në tërë botën ka marrë jetën e më shumë se 5 mijë personave.

Pas konfirmimit të 5 rasteve me Coronavirus në Kosovë të gjitha qytetet e Kosovës kanë filluar të marrin masa.

Klina, Vitia e Malisheva janë qytetet në të cilat janë ndaluar hyrje-daljet. Kjo pas inga këto tri qytete janë të prekurit me koronavirus.

Por, të izoluar po qëndrojnë edhe prishtinasit, e kjo më së miri shihet në fototo e realizuara nga fotografi Marjan Komani, këtë të diele në Prishtinë.

Image

Sheshet e rrugët e kryeqytetit po qëndrojnë të heshtura e pa njerëz, të cilët si masë kryesore mbrojtëse ndaj virusit, po e praktikojnë qëndrimin nëpër shtëpitë e tyre.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat