Cilësia e ajrit në Prishtinë në nivelin e duhur – a po ndikon mospërdorimi i veturave? - Bota Sot
Cilësia e ajrit në Prishtinë në nivelin e duhur – a po ndikon mospërdorimi i veturave?

Prishtina

Cilësia e ajrit në Prishtinë në nivelin e duhur – a po ndikon mospërdorimi i veturave?

Më: 15 mars 2020 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Izolimi i qytetarëve si duket ka ndikuar edhe në cilësinë e ajrit në Prishtinë.

Për shkak të koronavirusit dhe vendimit të Qeverisë së Kosovës që të mos punojnë kafenetë, restorantet, qendrat tregtare dhe të gjithë ata që kanë mundësi të punojnë nga shtëpisë, ka bërë që Prishtina të zbrazet pothuajse tërësisht.

Mospërdorimi i automjeteve në kryeqytet ka bërë që të ndikojë edhe në cilësinë e ajrit.

Sipas matësit të ambasadës amerikane, në ora 18:00, cilësia e ajrit është regjistruar 63 shkallë.

Kjo shkallë llogaritet të jetë e mire dhe e moderuar, por që duhet të kenë kujdes fëmijët dhe personat që kanë probleme me frymëmarrje. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat