​Ahmeti: Jeta vazhdon, nuk bllokohet çdo gjë - ka furnizime

Prishtina

​Ahmeti: Jeta vazhdon, nuk bllokohet çdo gjë - ka furnizime

Më: 16 mars 2020 Në ora: 12:20
Shpend Ahmeti

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi dhe Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatës në Prishtinë, u takua sot për t'i koordinuar veprimet lidhur me masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

“Bashkëveprimi mes institucioneve dhe bashkësive tjera do të na ndihmojë në tejkalimin e kësaj sfide. Në krye të detyrës, për shëndetin e të gjithëve”, shkruan kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti në Facebook.

Ai ka thënë se distanca sociale, e paraparë si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, po funksionon më mirë sesa pritej.

“Jeta vazhdon, nuk bllokohet çdo gjë, furnizime ka, daljet e panevojshme reduktohen. Ne jemi në punë që të sigurohemi që ata që nuk kanë nevojë të dalin - nuk dalin”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat