Ahmeti: Furrat dhe qebaptoret kanë të drejtë të shesin por jo edhe të shërbejnë

Prishtina

Ahmeti: Furrat dhe qebaptoret kanë të drejtë të shesin por jo edhe të shërbejnë

Më: 16 mars 2020 Në ora: 13:12
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se lokalet dhe bizneset në kryeqytet lejohet të shesin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se furrat dhe qebaptoret kanë të drejtë të shesin por jo edhe të shërbejnë. Ai ka bërë thirrje që të ruhet distanca dhe radhët jashtë lokalit.

“Lokalet dhe bizneset që janë mikse/ushqim edhe shërbim lejohet vetëm të shesin.  Pra furrat, qebaptoret, etj kanë të drejtë vetëm të shesin por jo edhe të shërbejnë (në tavolina).  Duhet të ruhet distanca dhe radhët jashta lokalit.  Delivery, takeaway lejohet. #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, pas konfirmit të rasteve të para me koronavirus, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mbyllen kafiteritë, restorantet dhe qendrat tregtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat