Departamenti i Gazetarisë në UP me ligjërata online

Prishtina

Departamenti i Gazetarisë në UP me ligjërata online

Më: 16 mars 2020 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Departamenti i Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës ka filluar mbajtjen e mësimit online, pas rrethanave të krijuara në vend për shkak të përhapjes së virusit COVID-19 dhe pezullimit të mësimit nga ana e institucioneve.

Sot, sipas orarit prof.asoc Milazim Krasniqi, ka mbajtur ligjëratën në lëndën "Gazetari hulumtuese", me studentët e vitit të dytë.

Për të komunikuar me studentë aktualisht po përdoren format e grupeve ne Facebook, te cilat kane shërbyer edhe për komunikime të mëhershme, duke pëfshirë shkëmbimin e materialeve mësimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat