Qytetarët s’e marrin seriozisht koronavirusin, shëtisin edhe pa maska nëpër sheshet e Prishtinës - Bota Sot
Qytetarët s’e marrin seriozisht koronavirusin, shëtisin edhe pa maska nëpër sheshet e Prishtinës

Prishtina

Qytetarët s’e marrin seriozisht koronavirusin, shëtisin edhe pa maska nëpër sheshet e Prishtinës

Më: 16 mars 2020 Në ora: 17:02
Ilustrim

Përkundër shpalljes së gjendjes emergjente për shëndetin publik dhe pas infektimit të 15 qytetarëve me koronavirus në Kosovë, qytetarët sot kanë shtuar deri diku lëvizjet e tyre nëpër sheshe dhe qarkullimin me vetura.

Disa prej tyre edhe nuk janë duke i zbatuar kriteret e përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, meqë ka mungesë të pajisjeve për mbrojtje.

Kurse, pati edhe prej tyre që i respektojnë këto masa.

Megjithatë, një qytetarë nga Kukësi që frekuenton në sheshet e Prishtinës, as që po dëshiron t’i marrë parasysh kriteret e përcaktuara nga IKSHP-ja.

Ndonëse, edhe shumë biznese në Prishtinë, kafiteritë dhe restauronte janë duke i respektuar masat mbrojtëse të përcaktuara nga Qeveria për koronavirus.

Qytetari Ahmet Krasniqi edhe pse nuk po arrin që të furnizohet me maska dhe dorëza, tha se kujdesi duhet të jetë i shtuar për shëndet, pas paraqitjes së koronavirusit edhe në Kosovë.

“Roja (kujdesi ka efektet e saja), dhe populli nuk është duke dalë shumë në ambiente të hapura, andaj, nuk mundet me u përhap koronavirusi. Pse ju nuk keni vendos maskë? S’ka, kam kërkuar vazhdimisht, për këto dola. Në tri katër vende kam kërkuar. Supermarketet janë të hapura, vetëm nëse zgjatë me muaj. Veç me qenë ndonjë luftë, s’e nuk është rrezik në Kosovë, sa flitet”, tha Krasniqi.

Qytetari tjetër Gani Islami i cili kishte vendosur maskën, thotë se është duke i respektuar rregullat familjarisht. Ganiu është i informuar edhe për gjendjen emergjente për shëndetin publik.

“Gjithsesi, unë dhe familja jemi duke i respektuar masat s’i duhet. Pse keni dalë sot? Unë dola pak me shëtit me shoqëri dhe po e shohë që nuk është aq tragjike. Po, gjendja është emergjente për shëndetin publik, jam i informuar, por s’po qëndrojmë afër njëri tjetrit aq shumë. Dorëzat dhe maskën e përdori rregullisht”, theksoi Islami.

Ndërsa, Jenuz Shehu nga Kukësi i cili kishte dalë për të pushuar në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, përveç që nuk kishte vendosur maskë mbrojtëse, koronavirusin po e quan një propagandë, teksa tha se është një grip sezonal.

Ai thotë se nuk është asgjë shqetësuese.

“Jo more, çfarë, këto janë propaganda. E thonë ka rënë në Kinë koronavirusi, në Shqipëri dhe Kosovë. Jo, s’ka gjë prej saj, çdo herë ka pasur gripa në këtë sezon, për çdo vit. Pse nuk keni vendosur maska? Jo more, pse me vendos atë, e kotë është. Kjo është vetëm për shitë maska dhe dorëza. Kjo është një propagandë e lodhtë për mua. Nga jeni? I Kukësit”, thotë Shehu.

Ndërsa, gjatë ditës, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Naser Ramadani, ka thënë se  masat që janë ndërmarrë janë vendime parandaluese, dhe ka kërkuar tek çdo individ që t’i përmbahen.

Ramadani po ashtu rekomandoi qytetarët që të dalin në natyrë, por duke qëndruar 2 metra larg njëri-tjetrit.

Ai po ashtu deklaroi se Kosova do ta kalonte shpejt koronavirusin nëse qytetarët do t’iu përmbaheshin masave.

Kujtojmë, gjatë ditës së djeshme frekuentimi i qytetarëve në sheshe të Prishtinës ishte tepër i vogël, thuajse hiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat