​KRU “Prishtina” zbaton masat parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit

Prishtina

​KRU “Prishtina” zbaton masat parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit

Më: 16 mars 2020 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Pas situatës së krijuar me koronavirus në vendin tonë, Bordi i Drejtorëve të KRU “Prishtina” mbajti sot takim, me ç’rast u shpreh vullneti i tyre për t’u dalë në ndihmë konsumatorëve në ofrimin e shërbimeve.

Drejtorët e bordit thanë se KRU “Prishtina” është duke e zbatuar secilën masë parandaluese të përhapjes së koronavirusit bazuar në vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Ata gjithashtu sigurojnë qytetarët se do të ketë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm, me përjashtim të kohës gjatë defekteve eventuale në rrjet kur do të jenë të detyruar të ndërpresin furnizimin me ujë.

Me këtë rast u ndanë mirënjohje për nëntë punëtorëve të pensionuar, në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në ujësjellësin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat