Qendra e Studentëve në Prishtinë sqaron se përse grumbulloi gjësendet e studentëve - Bota Sot
Qendra e Studentëve në Prishtinë sqaron se përse grumbulloi gjësendet e studentëve

Prishtina

Qendra e Studentëve në Prishtinë sqaron se përse grumbulloi gjësendet e studentëve

Më: 18 mars 2020 Në ora: 14:34
Qendra e Studentëve në Prishtinë

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar studentët banues të konvikteve se me kërkesë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për gjendjen e krijuar në vendin tonë nga pandemia e coronavirusit, të gjitha objektet e QS janë pastruar, dezinfektuar e pajisur me material higjienik.

“Për shkak te kësaj gjendje të krijuar ne kemi marrë të gjitha masat për çdo vendim eventual që mund të merret nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në këtë situate ne si QS kemi qenë të detyruar që ti sigurojmë të gjitha gjësendet (rrobat, librat, paisjet elektronike etj) të studentëve ne hapësira të izoluara dhe të sigurta.

Andaj studentët banues në konvikte nuk kanë nevojë të shqetësohen për gjësendet e tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.

I’u bëjmë thirrje që t’i ndiqni udhëzimet e dhëna nga organet kompetente me shpresë se së shpejti do ti kthehemi normalitetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat