Ahmeti: Si komunë s’do lejojmë asnjërin që është në gjendje të rëndë sociale të mbetet keq për ushqim

Prishtina

Ahmeti: Si komunë s’do lejojmë asnjërin që është në gjendje të rëndë sociale të mbetet keq për ushqim

Më: 19 mars 2020 Në ora: 14:35
Foto Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka rifilluar sot me shpërndarjen e shujtave të ngrohta për të gjithë njerëzit në nevojë, pasi shpërndarja u ndërpreh për disa ditë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti deklaroi se qytetarëve që kanë ardh për t’u shërbyer me shujta iu është dhënë edhe maska dhe doreza, transmeton Indeksonline.

Nuk kanë qëndruar aty, por vetëm kanë marrë ushqimin dhe kanë dalë në mënyrë që të ruhet distanca në mes qytetarëve dhe të parandalohet përhapja e COVID-19.

Postimi i plotë:

Në gjendje normale, Komuna e Prishtinës shpërndan nga një shujtë të ngrohtë falas për rreth 200 persona në ditë. Për shkak të pandemisë para pesë ditë kemi ndërprerë funksionimin si shërbim.

Megjithatë gjendja e rëndë sociale nuk pret. Sot kemi rifilluar shpërndarjen e ushqimit në enë të plastikës për ta marr me veti. Qytetarëve që kanë ardh ju kemi dhënë edhe maska edhe dorëza. Nuk ka hyrje në lokale vec marrje të ushqimit. Do ti ruajmë distancat në mes të qytetarëve.

Ky ushqim është vetëm për ata që janë në gjendje të rëndë sociale. Ata që kanë mundësi të veta ju kishim lut që të mos e përdorni këtë opcion edhe pse i hapur për të gjithë.

Si komunë, nuk do ta lejojmë asnjërin që të mbetet keq nga pasojat të cilat nuk janë efekte direkte të virusit. Do të jemi pranë jush çdo ditë.

Ju falenderojmë për mirëkuptim!

#rriNshpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat