​KRU “Prishtina": Furnizimi me ujë është stabil, shpenzone sa më racional - Bota Sot
​KRU “Prishtina": Furnizimi me ujë është stabil, shpenzone sa më racional

Prishtina

​KRU “Prishtina": Furnizimi me ujë është stabil, shpenzone sa më racional

Më: 20 mars 2020 Në ora: 11:30
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve për shpenzim racional të ujit të pijshëm.

Kjo kompani thekson se furnizimi me ujë është stabil, por që kërkon të përdoret në mënyrë sa më racionale.

Kjo është komunikata e plotë:

Furnizimi me ujë është stabil dhe do e mbajmë të tillë!

"Jini të vëmendshëm se , pa shëndet ne nuk jemi askund".

Pastro duart vazhdimisht, por jo vetëm sot, nesër , pasnesër dhe çdo moment të nevojshëm të jetës tënde!

Investoni në shëndetin tuaj duke mbajtë higjienën tuaj personale.

Por, duke e mbajt higjienën tuaj personale, ju jeni duke investuar direkt në shëndetin tuaj dhe rrethit e familjes tënde!

KRU" Prishtina" sh.a. iu bën thirrje që në këtë kohë, derisa po qëndroni në shtëpitë tuaja, të shpenzoni racionalisht ujin duke e shpenzuar për nevoja higjienike d he shtëpiake por asnjë litër ujë të mos ju shkojë kot, duke e lënë të rrjedhë nga rubineti juaj!

Furnizimi është stabil dhe bashkërisht të kontribuojmë në ruajtjen e ujit të pijshëm ngase kemi rritje të konsumit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat