Në vikend, Gërmia do të mbyllet për automjete

Prishtina

Në vikend, Gërmia do të mbyllet për automjete

Më: 20 mars 2020 Në ora: 15:11
Gërmia

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se rruga për Gërmi nga udhëkryqi i Taukbashqes, do të mbyllet të shtunën në mëngjes për makina.

Ahmeti ka thënë se edhe Trafiku Urban do të funksionojë vetëm deri te udhëkryqi.

“Nesër do të jetë mot i mirë, deri në 20 gradë. E kuptoj nevojën e njerëzve me dal në Gërmi në natyrë por kjo është rrezik i panevojshëm. Nesër dhe pasnesër, kemi kufizuar lëvizjen e automjeteve prej udhëkryqit të Taukbahqes, përveç për banorë. Shumë kërkojml falje për këtë kufizim por është i domosdoshëm. Edhe Trafiku Urban do të funksionojë vetëm deri te udhëkryqi”, ka shkruar Ahmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat