Nëpër autobusët urbanë janë vendosur dezinfektues përderisa janë në funksion e sipër.
Kjo u bë e ditur nga Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai tha se kanë nevojë së paku punëtorët shëndetësorë dhe ata që ende punojnë të lëvizin.
“Transporti publik ndërpritet në 20:00 deri në masat e ardhshme. rriNshpi”, shtoi Ahmeti.