​Nis dezinfektimi i 300 hyrjeve kolektive në Prishtinë

Prishtina

​Nis dezinfektimi i 300 hyrjeve kolektive në Prishtinë

Më: 23 mars 2020 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës sot ka filluar procesin e dezinfektimit dhe pajisjen me dezinfektues të 300 hyrjeve kolektive në kryeqytet, të cilat nuk janë nën menaxhimin e NPB, si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Kryetari Shpend Ahmeti ka apeluar qytetarët për mirëkuptim e bashkëpunim, në mënyrë që aksioni të zhvillohet me sukses.

Ai me këtë rast falënderon edhe ekipet në terren për angazhimin dhe kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve.

“Nuk jam duke e bërë dezinfektimin vetë, vetëm në vizitë të punës qëllova aty e thash ta vendos një dezinfektues”, shkruan Ahmeti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat