Ushqimi falas për njerëzit në nevojë shpërndahet edhe sonte në Prishtinë - Bota Sot
Ushqimi falas për njerëzit në nevojë shpërndahet edhe sonte në Prishtinë

Prishtina

Ushqimi falas për njerëzit në nevojë shpërndahet edhe sonte në Prishtinë

Më: 24 mars 2020 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është drejtuar me një apel banorëve të kryeqytetit.

Ahmeti me anë të një postimi në Facebook u ka bërë thirrje atyre që të rrijnë sa më shumë në shtëpi, për arsyen që sipas tij nuk dihet saktë numri dhe potenciali i virusit.

Po ashtu, Ahmeti ka bërë të ditur se ushqimi i ngrohtë do të shpërndahet sot me fillim prej orës 17:00.

“Nuk ka shumë familje që janë në nevojë të tillë por për ta është jetike. Duhet të punojmë që numri i atyre që kanë nevojë për një kafshatë goje të mos rritet”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Përderisa do të duhej të diskutonim për situaten ekonomike, e për furnizimin e pandërprerë me miell e me gjëra tjera ushqimore, rrjetet sociale janë përplotë me analiza kushtetuese dhe duke u frikësuar jo vetëm nga virusi por edhe nga ndonjë konflikt potencial.

Qytetarë të nderuar, merruni me veten e me familjen e juaj. #rriNshpi se tash më nuk e dijmë saktë numrin dhe potencialin e virusit. Duhet ta ngadalësojmë dhe në anën tjetër ti zbusim pasojat ekonomike e sociale.

Sot ushqimi i ngrohtë për njerëzit në nevojë shpërndahet në 17:00. Distanca po ruhet dhe do të bëhet në bashkpunim me policinë. Nuk ka shumë familje që janë në nevojë të tillë por për ta është jetike. Duhet të punojmë që numri i atyre që kanë nevojë për një kafshatë goje të mos rritet.

Jemi këtu për njëri tjetrin. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat