Në ndërkohë në Prishtinë, vendimi i qeverisë për kufizim të lëvizjes

Prishtina

Në ndërkohë në Prishtinë, vendimi i qeverisë për kufizim të lëvizjes

Më: 24 mars 2020 Në ora: 18:13
Prishtinë

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka marrë vendim për masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Masa këto të cilat kanë hyrë në fuqi që nga sot, derisa të njëjtat presidenti i vendit, Hashim Thaçi i quajti antikushtetuese, madje sot në mëngjes iu drejtua pëkërisht për këtë edhe Gjykatës Kushtetuese.

Një nga masat e qeverisë, ishte ajo e kufizimit të lëvizjes.

Ky vendim duket se ka krijuar kaos qysh në ditën e parë.

Në disa fotografi të publikuara nga fotografi Blerdi Malushi, të realizuara në orën 18:00, shihet fluksi i veturave në Prishtinë.

Ky është vendimi për kufizim të lëvizjes nga qeveria Kurti:

Sipas vendimit, ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private nga 24 mars 2020 gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale si ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë apo shpezë, dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë si menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore.

Image
Prishtinë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat