Ndërpritet furnizimi me ujë në një lagje në Prishtinë - Bota Sot
Ndërpritet furnizimi me ujë në një lagje në Prishtinë

Prishtina

Ndërpritet furnizimi me ujë në një lagje në Prishtinë

Më: 26 mars 2020 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

KRU “Prishtina” tha se sot në orën 06:00 janë njoftuar se në lagjen "Tasligje" të kryeqytetit ka ndodhur një defekt në një tubacion të ujit, konkretisht në rrugën “Abdyl Ramaj".

Me këtë rast, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit e kanë ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm.

Linja e cila ka pësuar defekt është linjë azbest cement DN 100 mm.

Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të inspektuar dhe po ashtu disa ekipe shtesë për të analizuar dhe vlerësuar dëmet.

KRU “Prishtina” njoftoi se ekipet e mirëmbajtjes janë organizuar shpejtë për të sanuar gjendjen në mënyrë që konsumatorëve të zonës të iu rikthehet sa më shpejtë furnizimi me ujë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat