​KRU "Prishtina": Paguani faturat që të ketë furnizim stabil

Prishtina

​KRU "Prishtina": Paguani faturat që të ketë furnizim stabil

Më: 28 mars 2020 Në ora: 17:56
​KRU "Prishtina"

Përveç funksionimit të mirëfilltë të trajtimit dhe shpërndarjes së barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët tanë, gjithçka po monitorohet vazhdimisht nga drejtorët e bordit dhe zyrtarët e lartë të KRU" Prishtina".

Edhe sot, kryesuesi i bordit Betim Berisha, UD i kryeshefit ekzekutiv Kapllan Parduzi, sekretari Salih Gjonbalaj, zyrtari i lartë financiar Sokol Duraku vizituan punëtorët në fabrikat e trajtimit të ujit, Impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në fshatin Mramor, liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci, stacionet e pompimit dhe rezervuarët.

“Furnizimi me ujë po vazhdon të jetë stabil derisa nga konsumatorët kërkohet të bëjnë pagesa për shërbimet. Ne kujdesemi sot për ju! Ju mund të ndihmoni në kursimin e ujit dhe pagesa të rregullta për shërbimet!”, thuhet nw njoftimin e KRU “Prishtina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat