Shpërndahen 1600 pako higjienike për familjet në nevojë në Prishtinë

Prishtina

Shpërndahen 1600 pako higjienike për familjet në nevojë në Prishtinë

Më: 30 mars 2020 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me një grup vullnetarësh kanë filluar shpërndarjen e 1 mijë e 600 pakove higjienike për familjet në nevojë, për të vazhduar më pas edhe me pako ushqimore.

Premtim Fazliu, koordinator nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, tha se pakot do tu shpërndahen familjeve me asistencë sociale.

Ai ka bërë të ditur se janë duke grumbulluar edhe ushqime, e që do të shpërndahen ditën në vazhdim.

“Sot do të shpërndahen 1600 pako higjienike për familjet me asistencë sociale. Do të shpërndajmë vetëm pako higjienike, por jemi duke e grumbulluar edhe sasinë e pakove ushqimore varësisht sipas nevojës së personave me asistencë sociale. Në secilën pjesë të Prishtinës, sepse ne çdo pjesë të fshatrave dhe lagjeve të Prishtinës ka një ose dy persona në një familje me asistencë sociale. Do të shpërndahen dezinfektues të duarve, shampon dhe detergjent. Prioritet i kemi vetëm familjet me asistencë sociale”, ka thënë Fazliu.

Tutje, ai ka shtuar se komuna ka marrë të gjitha masat e nevojshme në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat