KRU ‘Hidrodrini’ me orar të ri të punës, kërkon shpenzimin racional të ujit dhe pagesën e faturave

Prishtina

KRU ‘Hidrodrini’ me orar të ri të punës, kërkon shpenzimin racional të ujit dhe pagesën e faturave

Më: 30 mars 2020 Në ora: 13:19
Foto Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” njofton konsumatorët e zonës së saj të mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Deçan, Istog, Klinë dhe Junik mbi orarin e ri të punës mbi mundësinë e tyre për shlyerje të obligimeve të shpenzimit.

KRU “Hidrodrini” orarin e ri e ka nxjerrë, në bazë të orarit të lejuar për lëvizje të nxjerrë nga institucionet relevante shtetëore.

Në secilin rast, kompania ka lutur konsumatorët që në pikat e tyre të pagesës të respektojnë distancën sociale të rekomanduar nga IKSHPK.

Njoftimi i plotë i kompanisë

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë me orarin e ri të punës së njësive tona të pikave për pagesë dhe shlyerje të obligimeve ndaj KRU “Hidrodrini”.

Bazuar në masat e reja të nxjerra nga institucionet relevante shtetërore për qarkullim dhe lëvizje dhe në mënyrë që borxhi të mos grumbullohet; PAGESAT/SHLYERJET E OBLIGIMEVE të shpenzimit të ujit, mund t’i kryeni në çdo ditë pune, e hënë e premte – nga ora 08:00 deri në ora 14:00 në pikat tona ekzistuese të inkasimit, në objektet e njësive përkatëse; Pejë, Deçan, Istog, Klinë dhe Junik.

Ju lusim që gjatë kryerjes së obligimeve nëpër pikat inkasuese në fjalë, të respektoni mbajtjen e distancës sociale, për çfarë do kujdesen punonjësit tonë!

Inxhinierët dhe punonjësit tonë të terrenit, përkundër rrethanave të krijuara, vazhdimisht po punojnë për furnizim të rregullt me ujë për konsumatorët, siç edhe e kemi deklaruar si zotim, që nga dita e parë e shpalljes së masave të kujdesit ndaj COVID19!

Sot, kur uji na duhet më shumë se kurrë, në mbajtjen dhe ruajtjen e higjienës personale, familjare dhe kolegtive, jeni të lutur të keni parasysh shlyerjen e obligimeve dhe shpenzimin racional.

Panikë, jo! Kujdes, po.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat