Pakënaqësi me mënyrën e organizimit në karantinën brenda Qendrës së Studentëve, flet i ardhuri nga Zvicra - Bota Sot
Pakënaqësi me mënyrën e organizimit në karantinën brenda Qendrës së Studentëve, flet i ardhuri nga Zvicra

Prishtina

Pakënaqësi me mënyrën e organizimit në karantinën brenda Qendrës së Studentëve, flet i ardhuri nga Zvicra

Më: 30 mars 2020 Në ora: 13:31
Foto Ilustrim

Ka disa ditë që Qendra e Studentëve në Prishtinë, e cila me vendim të Qeverisë është ndërruar në karantinë për shkak të pandemisë ka filluar të pranoj qytetarët e Kosovës që kthehen nga shtetet tjera, e ku do të qëndrojnë për 14 ditë si masë parandaluese për përhapjen e coronavirusit.

Në mëngjesin e së premtes, nga Zvicra në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”, kanë arritur mbi 50 persona, të cilët janë dërguar me dy autobusë në Qendrën e Studenteve në Prishtinë, gjegjësisht në karantinë.

Një qytetar i cili ka qenë në grupin e personave nga Zvicra, ka shprehur pakënaqësi në mënyrën e organizimit në konviktet e studentëve.

V.S., nga Peja i ka thënë Telegrafit se ka porositur ushqim nga jashtë pasi lejohet me rregullat e përcaktuara nga shteti, por që nuk i kishte shkuar porosia.

“Kemi mbrri në konvikte rreth orës 10:00, dhe aty normal të lodhur nga rruga, dhe të uritur kemi porositur ushqim. Një i afërm i imi ka blerë dhe i ka futur përmes personave përgjegjës të karantinimit. Kam pyetur askush s’më ka dhënë përgjigje, se çka ka ndodhur”.

Ai thotë se, gjërat nuk po shkojnë siç duhet brenda karantinimit, pasi ka shumë parregullsi.

“Brenda nuk lejohen gjerat me vlerë. P.sh. Nëse dikush porosit mjete të ndryshme teknologjike, qoftë telefon, lap-top, apo diçka tjetër nuk ta sjellin. Thonë nuk garantojmë që mundet me humb”, ka thënë më tej V.S.

Kurse zyrtarët përgjegjës të Qendrës së Studentëve, që është shndërruar në karantinë po nuk ka arritur të marrë përgjigje.

Ndryshe, në këtë qendër, deri më tani janë duke qëndruar 357 persona, e të cilët i kanë vendosur në konviktet me numër gjashtë, shtatë dhe tetë.

Fjalë kyçe Qendra disa ditë që Qendra e Studentëve në Prishtinë e cila me vendim të Qeverisë është ndërruar në karantinë për shkak të pandemisë ka filluar të pranoj qytetarët e Kosovës që kthehen nga shtetet tjera e ku do të qëndrojnë për 14 ditë si masë parandaluese për përhapjen e coronavirusit. Në mëngjesin e së premtes nga Zvicra në Aeroportin e Prishtinës kanë arritur mbi 50 persona të cilët janë dërguar me dy autobusë në Qendrën e Studenteve në Prishtinë gjegjësisht në karantinë. Një qytetar i cili ka qenë në grupin e personave nga Zvicra ka shprehur pakënaqësi në mënyrën e organizimit në konviktet e studentëve. V.S. nga Peja i ka thënë Telegrafit se ka porositur ushqim nga jashtë pasi lejohet me rregullat e përcaktuara nga shteti por që nuk i kishte shkuar porosia. “Kemi mbrri në konvikte rreth orës 10:00 dhe aty normal të lodhur nga rruga dhe të uritur kemi porositur ushqim. Një i afërm i imi ka blerë dhe i ka futur përmes personave përgjegjës të karantinimit. Kam pyetur askush s’më ka dhënë përgjigje se çka ka ndodhur”. Ai thotë se gjërat nuk po shkojnë siç duhet brenda karantinimit pasi ka shumë parregullsi. “Brenda nuk lejohen gjerat me vlerë. P.sh. Nëse dikush porosit mjete të ndryshme teknologjike qoftë telefon lap-top apo diçka tjetër nuk ta sjellin. Thonë nuk garantojmë që mundet me humb” ka thënë më tej V.S. Ndryshe Telegrafi ka kontaktuar zyrtarët përgjegjës të Qendrës së Studentëve që është shndërruar në karantinë po nuk ka arritur të marrë përgjigje. Ndryshe në këtë qendër deri më tani janë duke qëndruar 357 persona e të cilët i kanë vendosur në konviktet me numër gjashtë shtatë dhe tetë. pankaneqesi
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat