Qytetarët injorojnë rekomandimet, shëtisin lirshëm

Prishtina

Qytetarët injorojnë rekomandimet, shëtisin lirshëm

Më: 30 mars 2020 Në ora: 17:10
Prishtinë

Qytetarët në Prishtinë kanë nisur qarkullimin pothuajse normal, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës me të cilin lejohet lëvizja nga ora 06:00 deri në orën 17:00.

Derisa ditë më parë sheshet ishin të zbrazura, sot vërehet një numër i madh i qytetarëve, madje janë edhe nga ata që nuk respektojnë distancën e rekomanduar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu, në kufizimet e mëhershme ku lejohej qarkullimi nga ora 06:00 deri në orën 10:00  dhe pastaj nga 16:00 deri në 20:00, vëreheshin numër i madh kryesisht i automjeteve, tash pothuajse tërë dite, konkretisht nga ora 06:00 deri në orën 17:00, shihet lëvizje e ngarkuar me vetura.

Përndryshe, po në shesh sot ka ndodhur një plagosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat