Ahmeti: Do të bëhet dezinfektimi i të gjitha ndërtesave të reja në Prishtinë

Prishtina

Ahmeti: Do të bëhet dezinfektimi i të gjitha ndërtesave të reja në Prishtinë

Më: 31 mars 2020 Në ora: 11:54
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se do të dezinfektohen të gjitha ndërtesat e reja në kryeqytet.

Ahmeti ka lutur qytetarët që të qëndrojnë brenda banesave gjatë dezinfektimit, që do të bëhet në ditët në vijim.

“Pas përfundimit të dezinfektimit të ndërtesave kolektive të vjetra e që nuk janë në menaxhim të NPBsë, kemi marr vendim për dezinfektimin e të gjitha ndërtesave të reja në Prishtinë. Prandaj, kërkojmë mirëkuptimin e banorëve që të qëndrojnë brenda banesave gjatë dezinfektimit, që do të bëhet në ditët në vijim”, ka shkruar Ahmeti në  Facebook.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 108 raste me COVID-19./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat