​Ahmeti: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses – rrini në shpi, mos dilni as para orës 17

Prishtina

​Ahmeti: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses – rrini në shpi, mos dilni as para orës 17

Më: 31 mars 2020 Në ora: 17:54
Shpend Ahmeti

Edhe pse Gjykata Kushtetuese e vlerësoi si kundërkushtetues vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë orarin e përcaktuar.

Madje ai ka kërkuar që as para orës 17:00 të mos dilet nga shtëpitë.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Qetë ta mbrojmë jetën tonë!

Gjykata Kushtetuese ka vendosë se vendimi i qeverisë për kufizim të lëvizjes është jokushtetues.

Ky vendim i gjykatës kushtetuese hyn ne fuqi me 13 prill. Deri atëherë apo deri në një vendim tjetër, mos dilni pas orës 17:00, dhe po ashtu me lutje mos dilni as para orës 17.

Jo pse e thonë vendimet, por se është e shëndetshme për jetën tuaj.

#rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka pranuar kërkesën e presidentit Hashim Thaçi, duke shpallur vendimin e Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, të pavlefshëm.

Lexo po ashtu:

Gjykata Kushtetuese aprovon kërkesën e Thaçit, shfuqizon vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes

Gjykata Kushtetuese aprovon kërkesën e Thaçit, shfuqizon vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes

Ky aktgjykim, në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës, nenin 20.5 të Ligjit dhe rregullin 60 (5) të Rregullores së punës, hyn në fuqi më 13 prill 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat