Fshati Bardh i Madh pa ujë, vazhdon puna e sanimit të gypit

Prishtina

Fshati Bardh i Madh pa ujë, vazhdon puna e sanimit të gypit

Më: 31 mars 2020 Në ora: 22:27
Ilustrim

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorë të fshatit Bardh i Madh, për shkak të përpjekjeve disa orëshe të ekipeve të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit për të riparuar gypin e ujit me diametër fi 200 mm dhe pamundësisë për ta përfunduar tërësisht sanimin e tij si shkak i shembjes së vazhdueshme të dheut, nuk do të ketë ujë të pijshëm deri në sanimin e plotë të tij.

Sipas kësaj kompanie, kjo për shkak që u kanoset rrezik  edhe punëtorëve tanë.

Punimet u monitoruan tërë kohën edhe nga UD i kryeshefit ekzekutiv të KRU” Prishtina” Kapllan Parduzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat