Bora mbulon Prishtinën - Bota Sot
Bora mbulon Prishtinën

Prishtina

Bora mbulon Prishtinën

Më: 1 prill 2020 Në ora: 08:35
Bora ka zbardhur Prishtinën

Bora ka zbardhur Prishtinën. Reshjet e borës kanë filluar që në orët e para të ditës së sotme.

Reshje të borës nuk ka vetëm në Prishtinë, tashmë ato kanë filluar pothuajse në të gjithë vendin.

Megjithatë, deri tani nuk është raportuar për ndonjë aksident apo bllokim të rrugëve.

Përpos reshjeve të borës, në Prishtinë po mbretëron edhe mot më i ftohtë. Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1 deri 2 gradë.

Megjithatë, nesër do të karakterizohet me mot me vranësira të shpërndara dhe më rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat